LAJMI I FUNDIT:

Importet e gazit rus në BE po vazhdojnë të bien ndjeshëm

Importet e gazit rus në BE po vazhdojnë të bien ndjeshëm

Importet e gazit rus në Bashkimin Evropian po vazhdojnë të bien ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të Zyrës evropiane të Statistikave, sanksionet mbi tregtinë e produkteve energjetike në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë kanë një ndikim të prekshëm.

Importet e BE-së të naftës ruse ranë me 82 për qind nga mesatarja mujore prej 8.7 milionë tonelata në tremujorin e dytë të vitit 2022, në 1.6 milionë tonelata në të njëjtën periudhë të këtij viti.


Gjatë së njëjtës periudhë, BE-ja ka përgjysmuar importet e saj të gazit natyror nga një mesatare mujore prej 5.1 milionë tonelata në 2.5 milionë tonelata. Që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, blloku ka vendosur plane për të diversifikuar përzierjen e tij të energjisë duke investuar në burime të rinovueshme dhe duke arritur marrëveshje furnizimi me vendet e tjera. Ajo ka caktuar 300 miliardë euro fonde për të mbështetur shtetet anëtare.

Ndërsa, importet e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) në shtatë muajt e parë të këtij viti u rritën me 39.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, me Belgjikën, Francën dhe Spanjën në mesin e pesë vendeve kryesore të Rusisë në botë.

Për të reduktuar varësinë e tij nga energjia ruse, blloku ka arritur marrëveshje të reja tregtare me vende të tjera të pasura me naftë dhe gaz. Rusia është tani importuesi i dymbëdhjetë më i madh i naftës në BE, me Norvegjinë me 13.7 për qind, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 13.6 për qind, Kazakistanin me 10.2 për qind dhe Arabinë Saudite me 9 për qind. /Telegrafi/