LAJMI I FUNDIT:

Implantet dentare “All on 4” apo “All on 6”; Cili opsion është më i miri për ju?

Implantet dentare “All on 4” apo “All on 6”; Cili opsion është më i miri për ju?
Ass.Dr.Sci. Visar Disha

Nëse vuani nga dhëmbë të prishur ose keni mungesë të pjesshme apo të plotë të dhëmbëve mos e neglizhoni problemin tuaj, rekomandohet të kryeni trajtimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, për të parandaluar përkeqësimin e shëndetit dentar, veçanërisht degradimin e ngadaltë të kockave që mbështesin dhëmbët tuaj

Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikes Stomatologjike
Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave
Specialist i Kirurgjisë Orale dhe Implantologjisë
Tel. +38344559287

Implantet dentare janë një nga mënyrat më të mira për të zëvendësuar dhëmbët që ju mungojnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për rekonstruksionin e plotë të kavitetit oral. Integriteti strukturor i implanteve dentare do të thotë që ju mund të përfitoni nga një urë mbi implante që duket, ndjehet dhe funksionon si dhëmbë të vërtetë.


Për njerëzit që duhet të zëvendësojnë të gjithë dhëmbët që u mungojnë menjëherë, All-on-4 dhe All-on-6 janë zgjidhje të shkëlqyera për t’u marrë në konsideratë, me ç’rast i largojnë protezat e lëvizshme dhe implantet ndihmojnë në parandalimin e pamjes së fundosur të fytyrës që shohim zakonisht me humbjen e dhëmbëve.

Si funksionojnë Implantet Dentare All-On-6?

Procedura e Implanteve Dentare ”All-On-6” krijon një urë mbi implante duke përdorur gjashtë implante dentare. Këto implante vendosen në nofullën e poshtme ose të sipërme për të ankoruar dhëmbët protetikë në vend. Pas kryerjes së një ekzaminimi gjithëpërfshirës duke përdorur edhe metoda ndihmëse diagnostike si: Ortopan dhe CT-Scan 3D, një kirurg oral do të vlerësojë strukturat anatomike në gojë. Ai më pas do të vlerësojë vendet potenciale më të mira për vendosjen e implanteve dentare për të krijuar një buzëqeshje të re për ju!

Me kalimin e kohës, implantet e vendosura në nofullë do të integrohen me kockën e nofullës, duke përfaqësuar rrënjët natyrale dhe duke ju kthyer një buzëqeshje natyrale.

Përparësitë e Implanteve Dentare All-On-4

Implantet dentare All-on-4 ofrojnë stabilitet dhe funksion të përtypjes të përmirësuar në krahasim me protezat tradicionale. Vendosja strategjike e katër implanteve ofron një bazë solide për dhëmbët protetikë, ky stabilitet mundëson efikasitet më të mirë të përtypjes, duke i lejuar pacientët të hanë me lehtësi një shumëllojshmëri më të gjerë ushqimesh.

Ndryshe nga protezat e lëvizshme që mund të lëvizin ose të shkaktojnë shqetësim, All-on-4 ofron një zgjidhje fikse që ndihet dhe funksionon si dhëmbët natyralë. Pacientët mund të flasin, të qeshin dhe të shoqërohen pa u shqetësuar për lëvizjen ose rënien e dhëmbëve. Kjo ndjenjë e rinovuar e besimit mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e përgjithshme të jetës së tyre.

Implantet dentare “All on 4” apo “All on 6”?

Dallimi më i qartë midis implanteve dentare all-on-4 dhe all-on-6 është numri i implanteve që vendosen në gojë. Sa më shumë implante të keni, aq më shumë forcë dhe stabilitet i jepet nofullës suaj. Çdo implant dentar që vendoset në nofullën tuaj ndihmon në përforcimin e kockës në të cilën është implantuar.

Implantet dentare All-on-6 ofrojnë një bazë më të fortë dhe më të qëndrueshme për harkun dentar protetik, duke rezultuar në një buzëqeshje më të qëndrueshme dhe më të rehatshme. Duke marrë parasysh mekanikën e kafshimit dhe përtypjes, stabiliteti shtesë dhe një shpërndarje më e barabartë e presionit mund të ndihmojnë në zgjatjen e jetës së harkut tuaj protetik.

Implantet dentare për dhëmbët që ju mungojnë!
Lexo po ashtu Implantet dentare për dhëmbët që ju mungojnë!

Megjithatë, All-on-6, nuk është gjithmonë procedurë më e mirë se All-on-4. Pacientët që nuk kanë masë të mjaftueshme kockore për t’i bërë ballë presionit të dy implanteve dentare shtesë mund të përfitojnë më shumë me procedurën e implanteve dentare All-on-4. Mënyra më e mirë për të vendosur se cili opsion është më i mirë për ju, është të konsultoheni dhe të ekzaminoheni tek një kirurg oral-implantolog.

Mesazhi im

Implantet dentare “All on 4” apo “All on 6” janë një nga mënyrat më të mira për të zëvendësuar dhëmbët që ju mungojnë.

Lloji më i mirë i implantit për ju do të varet nga nevojat dhe preferencat tuaja individuale. Me ndihmën e kirurgut oral-implantolog ju mund të merrni vendimin e duhur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori