Këto imazhe satelitore ilustrojnë se sa shumë ka ndikuar lufta e Rusisë në infrastrukturën në Ukrainë.

Më lart, derisa pjesët përreth të Evropës dhe Rusisë janë të ndriçuara, pjesa më e madhe e Ukrainës është në errësirë.


Dhe më poshtë, një imazh i përbërë nga NASA tregon rrjetin e Ukrainës të ndezur përpara se Rusia të fillonte pushtimin, dhe sa shumë ka ndryshuar deri në këtë muaj, transmeton Telegrafi.

Ukraine 4 Imazhet satelitore tregojnë ndryshimin që ka Ukraina në ndriçim nga janari (imazhi i majtë) dhe nëntor (imazhi i djathtë) – NASA

Aktualisht, në Kiev, rreth 50 për qind e klientëve kanë mbetur pa energji elektrike në temperatura të ulëta, sipas autoriteteve ukrainase.

Ukraina 2

OKB vlerëson gjithashtu se më shumë se 7.2 milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në të gjithë Evropën, ndërsa më shumë se 6.9 milionë janë zhvendosur brenda vendit. /Telegrafi/