Duke shfaqur imazhet nga viti 1865 e deri në ditët e sotme, një ekspozitë e re bamirësie fokusohet te fëmijët në lojë - nga pjekja e bukës deri te loja në vendet e demoluara. Përzgjedhjen e fotografive që ka bërë ditorja Guardian, Telegrafi e sjell si më poshtë.

Femijet01


Pranë fushës së misrit, 1990: Për të ndihmuar fëmijët, Galeria “Atlas” ka kuruar ekspozitën e veçantë [Seen Not Heard: Photos of Children 1865-2023] që përfshin disa nga imazhet më të njohura dhe të famshme të fëmijëve - të shumë prej fotografëve të famshëm të 150 vjetëve të fundit. (Foto: Larry Towell/Magnum Photos)

Femijet02

Djemtë para një muri, 1957: Një përqindje e shitjes së çdo vepre, do t'i dhurohet organizatës Save the Children - nga 10 deri në 100 përqind të vlerës totale të çdo vepre. (Foto: Roger Mayne)

Femijet03

Karlie Kloss, 2012: Historia e fotografisë është e mbushur me imazhe të fëmijëve dhe të fëmijërisë. Është një nga subjektet më të njohura, ndoshta më të njohura për fotografët - që nga shpikja e këtij mediumi. (Foto: Arthut Elgort)

Femijet04 scaled

Djaloshi me flamur, 1970 (Foto: Vanley Burke)

Femijet05

Lineth dhe Kini, 2022 (Foto: Nick Brandt)

Femijet06

Alisa dhe Helena, 1982: Pikat kryesore përfshijnë veprat e rralla nga Henri Cartier-Bresson, Paul Strand, Robert Doisneau, Dorothea Lange, Jacques Henri Lartigue, Roger Mayne, Edward Steichen, kryevepra moderne nga Chris Killip dhe Irving Penn dhe një mori imazhesh ikonike nga pothuajse 50 fotografë të ndryshëm nga gjithë bota. (Foto: Chris Killip)

Femijet07

Vajza e shtëpisë bën bukë irlandeze, 1974 (Foto: Eve Arnold/Magnum Photos)

Femijet08

Vogëlushi në zonën e demolimit, 1968: Kur dikush mendon për fotografitë e fëmijëve, pa ndryshim kujton fytyrat e buzëqeshura, lojërat dhe pafajësinë. Shumë prej këtyre veprave, të bëra në kohë konflikti, lufte, varfërie dhe vështirësish, janë të jashtëzakonshme meqë përshkruajnë skenat të argëtimit pavarësisht nga mjediset e rrënimit, shkatërrimit ose privimit. (Foto: Shirley Baker)

Femijet09

Vajza franceze me qenush, 1960: Aftësia për të pezulluar rregullat normale të botës, qëndron në zemër të vetë fëmijërisë, qoftë në luftë apo në paqe. (Foto: Robert Doisneau)

Femijet10

Vajza e balancuar, 1957 (Foto: Roger Mayne)

Femijet11

Në rrugë nga Barcelona për në kufirin francez, 1939 (Foto: Robert Capa)

Femijet12

Kontorsioni i Laras 2, 2021 (Foto: Julia Fullerton-Batten)

Femijet13

Hattie, 2023 (Foto: Julia Bostock)

Femijet14

Mbretërit e rrugës, 1985 (Foto: Syd Shelton)

Femijet15

Rrugica e baobabsëve, 1997 (Foto: Chris Simpson)

Femijet16 scaled

Djaloshi me bagetë, 1955 (Foto: Elliott Erwitt)

Femijet17

Djelmoshat e Gorbalsit, 1948 (Foto: Bert Hardy)

Femijet18

Vëllezërit, 2017: Ekspozita do të pasurohet me botimet e para të rralla dhe materialet arkivore nga shumë prej fotografëve të ekspozuar. (Foto: Bastiaan Woudt)

/Telegrafi/