Imazhet e reja satelitore tregojnë se Koreja e Veriut është duke zgjeruar fabrikën ku prodhohen raketat balistike, dhe i gjithë ky zbulim është bërë disa ditë pasi fotografitë tjera treguan se në qendrën e uraniumit të pasuruar janë duke u zhvilluar aktivitete.

Fotografitë e shkrepura nga ajri të Institutit të Materieve Kimike në Hamburg, tregojnë se si është duke u punuar në fabrikën ku prodhohen raketat, transmeton Telegrafi.


3

Analistët amerikanë pretendojnë se imazhet tregojnë programin e raketave balistike të Kim Jong-un, edhe pse muajin e kaluar gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump ishte zotuar se do t'i mbyll që të gjitha objektet.

4

Disa ditë më parë imazhet satelitore të Planet Labs Inc, tregonin se si aktivitetet janë shtuar në hapësirën ku zhvillohet uraniumi i pasuruar në Yongbuyonm rreth 60 milje në veri të Pyongyang. /Telegrafi/

5