Disa imazhe satelitore thuhet se tregojnë shkatërrimin masiv në bregun perëndimor të Japonisë dhe qytetet brenda pas një serie tërmetesh të fuqishme që goditën këtë vend të hënën.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi se 21 tërmete me magnitudë 4.0 ose më të fortë goditën Japoninë qendrore në një hark kohor prej pak më shumë se një ore e gjysmë.


Dhe sipas JMA, një tërmet ishte me magnitudë 7.6 ballë, përcjell Telegrafi.

a1 Para dhe pas - pamje të shtëpive përgjatë vijës bregdetare pranë Ukai.

Ngjarja shkaktoi paralajmërime për cunami, të cilat përfundimisht u hoqën.

NHK, një transmetues publik japonez, raportoi se disa valë pothuajse 4 metra të larta u panë në qytetin e Wajima dhe valë gati 3 metra të larta në Kanazawa.

Tërmeti la mijëra banoë pa energji elektrike ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të bllokuarit nën rrënoja.

a2 Fotot hapësinore para dhe pas - të ndërtesave të djegura dhe të shkatërruara në Wajima.

Masuhiro Izumiya, kryebashkiaku i qytetit të Suzu, pranë epiqendrës së tërmetit, tha se 90% e shtëpive mund të jenë shkatërruar, raportoi Reuters.

"Situata është katastrofike", e citoi Reuters të thoshte atë.

a3 Një imazh satelitor i qytetit Suzu tregon varka të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara.

Ngjarja ishte aq e fuqishme sa toka u ngrit rreth 4 metra në disa vende dhe u zhvendos rreth 1 metre në të tjera.

Tërmeti i së hënës shkaktoi pasgoditje – të cilat kanë vazhduar deri të mërkurën – dhe NHK raportoi se deri më tani kishte vrarë të paktën 62 njerëz.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke u përpjekur për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja. /Telegrafi/