LAJMI I FUNDIT:

Imami Labinot Maliqi: Presim që Qeveria Kurti të mbajë premtimet në raport me muslimanët dhe të lejojë shkollimin e vajzave me shami

Imami Labinot Maliqi: Presim që Qeveria Kurti të mbajë premtimet në raport me muslimanët dhe të lejojë shkollimin e vajzave me shami

Imami Labinot Maliqi ishte i pranishëm sot në Komisionin e Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për nxënëset që mbajnë shami.

Maliqi në RTV Dukagjini ka thënë se vajzat që mbajnë shami në shkolla kanë hasur probleme që nga viti 2004 kur Avokat i Popullit ishte Mareck Novitski.

Imami thotë se probleme kanë hasur edhe nga ministrat në vijimësi.


Ai thotë se problemin më të fundit e ka pasur me ish-ministrin Ramë Likaj gjatë një telefonate që kanë pasur.

“Ish-ministri i Arsimit Ramë Likaj më tha “derisa unë jam ministër shkollat nuk do të kthehen në medrese””, tha ai, përcjell Telegrafi.

Maliqi thotë se edhe ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj e ka një kontribut negativ që shumë vajza nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë.

Imami thotë se presin nga Qeveria Kurti që të zgjidh problemin e nxënësve me shami në shkolla.

“Presin që asnjë vajzë të mos pengohet që të vijojë mësimin ën shkolla vetëm pse mban shami. Premtimet e Kurtit kanë qenë edhe ndër arsyet pse kjo qeveri ka marrë një votë të madhe nga myslimanët shqiptarë. Unë kam shpresë të madhe që kjo qeveria do ta anulojë ndalesën që iu pamundëson vajzave me shami shkollimin”, deklaroi ndër të tjera imami Labinot Maliqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori