Numri i madh i kazinove në fshatin e tyre, ka filluar të kthehet në shqetësim për banorët e Karaçevës, vendbanim në brezin kufitar me Serbinë.
Njëri nga ata që ka reaguar publikisht në profilin e tij në Facebook, është edhe imami i xhamisë së këtij fshati, Egzon Kastrati.
Ai, ndër të tjera shkruan se kazinotë e shumë po dalin si kërpudhat pas shiut, duke theksuar se vendosja e tyre po kthehet në shqetësim për banorët e Karaçevës.
Kastrati thotë se ata kërkojnë vetëm zbatimin e ligjit, i cili sipas tij, e sanksionon hapjen e kazinove, të cilat i konsideron edhe të rrezikshme.
“E them të rrezikshme, ngase është shtuar me të madhe fluksi i veturave të panjohura me targa 01 e 04, si dhe nga komunat tjera… e kjo, na bën që të mos ndihemi rehat ne si qytetarë të këtij vendi. Më lejoni të ju informoj se para ca kohësh, në fillim fare, një person i rrahur është gjetur skaj rrugës me lëndime të rënda nga rrahjet që kishte pësuar..nuk e di, ndoshta nesër do të ndodhin probleme më të mëdha, e kush do të marrë përgjegjësi nëse vritet ndonjë banorë i kësaj pjese të Kosovës, i cili mund të jetë duke u kthyer nga puna për në shtëpi”, ka shkruar Kastrati.
Ai thotë se do të ngrisë këtë temë edhe në institucionet e vendit, madje do të ndërmarrë sipas tij, edhe një peticion me nënshkrimet e banorëve.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të imamit të fshatit, Egzon Kastrati:
Të nderuar, po e paraqes përpara jush këtë foto në të cilën shkruan tabela njoftuese për hyrje në fshatin Karaçevë, por, një çudi e madhe është që sapo kalon pak metra nga kjo tabelë, të lindin dyshimet e mëdha, se a je vërtetë në Karaçevë, apo në Las Vegas e ndonjë vend të ngjajshëm me këtë.
Kazinot e shumta të cilat janë paraqitur sikurse kërpudhat pas shiut, janë një shqetësim i madh për mua si imam në këtë anë, dhe gjithashtu për shumicën dërmuese të banorëve që jetojnë këtu.
Ne e dijmë që ato janë të ndaluara me ligj, andaj duam që ligji të vjen në vend, dhe të jemi rahat ashtu siç ishim përpara se të vendoseshin këto kazino të rrezikshme!
E them të rrezikshme, ngase është shtuar me të madhe fluksi i veturave të panjohura me targa 01 e 04, si dhe nga gjithë komunat tjera…e kjo, na bën që të mos ndihemi rehat ne si qytetarë të këtij vendi…
Më lejoni të ju informoj se para ca kohësh, në fillim fare, një person i rrahur është gjetur skaj rrugës me lëndime të rënda nga rrahjet që kishte pësuar..nuk e di, ndoshta nesër do të ndodhin probleme më të mëdha, e kush do të marrë përgjegjësi nëse vritet ndonjë banorë i kësaj pjese të Kosovës, i cili mund të jetë duke u kthyer nga puna për në shtëpi!
Unë do të ngris shqetësimin tim në organet e rendit, në instancat e sigurisë lokale dhe qendrore, ngase ndihemi të shqetësuar tej mase me prezencën e këtyre kazinove!
Do të mundohemi të organizojmë peticion për largimin e këtyre veprimtarive të rrezikshme dje të papranueshme në shoqërinë tonë!
I bëj thirrje institucioneve relevante që të merren me këtë rast me urgjencë,përpara se çdo hap tjetër mund të jetë i stërvonuar!
Kundër kazinove, pro fitimit të pastër e me djersë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët