LAJMI I FUNDIT:

Ilir Krasniqi kompleton transferimin në Ukrainë tek Kolos Kovalivka

Ilir Krasniqi kompleton transferimin në Ukrainë tek Kolos Kovalivka

Reprezentuesi kosovar, Ilir Krasniqi, ka kompletuar transferimin në elitën e futbollit ukrainas tek ekipi i Kolos Kovalivkas.

Sipas të dhënave që ofron Transfermarkt, transferimi i Krasniqit nga Llapi tek Kolosi është finalizuar për shumën e 300 mijë eurove.

Krasniqi sipas raportimeve nga mediat ukrainase ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa tashmë është regjistruar edhe në faqen zyrtare të ligës ukrainase.


Ai pritet ta mbajë numrin 16 në fanellë, ndërsa nuk do të jetë lojtari i vetëm nga Kosova që luan atje, pasi tek LNZ Cherkasy aktivizohen edhe dyshja Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu.

Kujtojmë se 24-vjeçari ka debutuar me fanellën e Kosovës në shtator të vitit 2022, ku deri më tani numëron shtatë paraqitje.

Ai ka marrë gjithashtu ftesën e përzgjedhësit Franco Foda për dy ndeshjet e muajit shtator, por në sfidën ndaj Rumanisë nuk mori fare minuta./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori