Ilir Berisha tregon se si pësoi lëndimin me Kosovën në festën me Shqipërinë

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mbështetur nga Golden Eagle dhe Air Munich, i ftuar është ish-futbollisti kosovar Ilir Berisha, një emër i njohur për kontributin e tij në futbollin kosovar dhe atë suedez.
Berisha ndau rrëfimin e plotë të karrierës së tij, ndër to edhe si pësoi lëndimin te Kosova në festën me Shqipërinë.
“Gjithçka ka qenë e përgatitur për një festë të madhe, përveç ndeshjes me kolegë dhe ish-kolegë tek Kombëtarja e Shqipërisë”, rrëfen Berisha në “Arena e Yjeve”.
“Gjithçka ka qenë pozitive për sa i përketë asaj ndeshje miqësore, kërkesa ka qenë shumë e madhe për bileta”.
“Kishte shumë tifozë, nuk ishte rendi i 16 mijë tifozëve, dhe aty pata fatin (e keq) që të lëndohem...”, vazhdon rrëfimin e tij ish-futbollisti kosovar.
Emisioni transmetohet të shtunën në orën 17:10 në RTV Dukagjini dhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. /Telegrafi/






















































