LAJMI I FUNDIT:

Ilazi: Demarkacioni me Malin e Zi kusht për liberalizimin e vizave

Ilazi: Demarkacioni me Malin e Zi kusht për liberalizimin e vizave

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se pa ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi rrezikohet regjimi i liberalizimit të vizave.

“Demarkacionii kufirit me Malin e Zi ka qenë kriter që nga fillimi për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Ne duhet të bëjmë demarkacionin e kufirit me të gjitha shtetet që na rrethojnë. Ky kriter nuk është surprizë. Këtë kriter e ka obligim secila qeveri që ta realizojë”, ka thënë Ilazi.

“Tani ka një debat për demarkacionin mes pozitës dhe opozitës. Shpresoj që të gjendet një rruga e marrëveshjes sepse mesazhin që po dërgojmë te BE-ja është negativ. BE pret një bashkim të skenës politike”, ka shtuar ai.


Në raportin e Komisionit Evropian të datës 18 dhjetor, Ilazi ka thënë se, ishte e shprehur qartë se Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit dhe të vazhdojë punën në fushën e legjislacionit, si dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

“Në raportin e 18 dhjetorit të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, aty thuhej qartë se Kosova duhet të përmbushë kriterin e demarkacionit dhe vazhdimin e punës për forcimin e sundimit të ligjit”, ka theksuar Ilazi.

Ilazi pret që qeveria së shpejti ta procedojë për ratifikim në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori