Musli Krasniqi
Folklori shqiptar humbi njërin nga zërat më unikal të tij. Osman Sefë Mleqani, shtylla kryesore e grupit të njohur folklorik shqiptar, të njohur nga populli si “Të bijtë e Sefës”, humbi betejën përballë një sëmundjeje të rëndë, duke tronditur kështu zemrat e mijëra dashamirësve të tij e të këngës që ai kultivoi ndër dekada.
Varrimi madhështor, ngushëllimet nga krerët më të lartë të shtetit dhe mesazhet e panumërta të dashamirësve të këngës së tij, ishin treguesit më të mirë të vlerave artistike që ky rapsod përfaqësonte.
Interpretues prej artisti të vërtetë, Osman Sefa, së bashku me vëllezërit e tij, nëpërmjet këngëve që interpretoi përjetësoi ngjarjet dhe zhvillimet e shumta të historisë sonë, si dhe heroizmat e figurave të njohura kombëtare të luftës për liri dhe pavarësi. Kënga e tyre, si e tillë, ishte frymëzim për gjenerata të shumta veprimtarësh, të cilët në eposin popullor të interpretuar nga “Të bijtë e Sefë Mleqanit” dhe qindra rapsodë të tjerë, gjetën historinë sa të dhimbshme, aq edhe krenare të kombit tonë ndër shekuj, si dhe burimin e frymëzimit të tyre patriotik e atdhetar.
Babai i tyre, Sefë Mleqani, kishte emër anembanë Kosovës si rapsod, veçmas i këngëve kreshnike. Kësaj rruge po i hynin edhe djemtë e tij, që kishin filluar t’i shkonin pas nëpër oda. Zëri dhe kënga e tyre filluan të oshtijnë nëpër dasma e ndeja burrash.
Ata shumë shpejt konsoliduan grupin e tyre, duke hyrë kështu në folklorin shqiptar si një trupë, sa kompakte, aq edhe karakteristike, me zërat e veçantë të anëtarëve të grupit, të cilët përplotësonin njëri-tjetrin, duke përbërë kështu koloritin e zërit unik që jehonte fuqishëm anekënd Kosovës.
Repertori i tyre i pasur i këngëve, prej rreth një mijë sosh, i cili buronte nga gurra e popullit, përmban këngë për lirinë, luftën, bashkimin, trimërinë, burrërinë, besën, e pse jo edhe dashurinë, duke u shtrirë kështu nga këngët kreshnike deri te ato popullore.
Ky grup, gjatë karrierës së tij nuk u ndal vetëm në rrethin e këngëve të kultivuara brenda trevave të Kosovës. Rapsodët nga Mleqani nuk hezituan të interpretojnë këngë të shumta nga përtej kufijve të Kosovës, veçanërisht të Shqipërisë së veriut. Ata kultivuan këngën e shkurtër, por të fuqishme, duke vendosur kështu një standard të ri në folklorin shqiptar të Kosovës, i cili u ndoq më pas nga rapsodë dhe grupe të tjera folklorike. Interpretimi i këngëve të ndaluara nga regjimi jugosllav, u kushtoi atyre me arrestime dhe marrje në pyetje nëpër stacione policore të kohës.
Në vitin 1989, grupi humbi njërin nga anëtarët e tij, Ismetin. Rënia heroike e Beqirit, pjesëtar i UÇK-së, nëntë vite më vonë, i këputi krahun grupit folklorik. Por, amaneti për të mos e ndalur çiftelinë, shtyri tre anëtarët e mbetur, Imerin, Osmanin dhe Ibrahimin, të vazhdojnë këngën pa reshtur.
Dhe, pak ditë pasi kishte mbushur 70 vjet, pushoi së rrahuri edhe zemra e anëtarit tjetër të grupit, kolosit të këngës folklorike, Osmanit. Ai vet iku, por pas la këngën. Zëri brilant i këtij rapsodi shqiptar, ashtu si në varrimin e trupit të tij, do të vazhdojë të jehojë brez pas brezi.
Osman Sefa, në tërë karrierën e tij, asnjëherë nuk i mohoi askujt mundësinë që të këndojë bashkë me të dhe kurrë nuk u bë pjesë e garave të inatit, jo aq të rralla ndër rapsodë. Përkundrazi, ai me qetësi vazhdoi ritmin e vet origjinal, duke ruajtur pastërtinë e këngës shqipe dhe vlerat që ajo përfaqësonte.
Osman Sefa la pas vetes një pasuri të madhe artistike dhe gjurmë të pashlyeshme në folklorin shqiptar, por edhe një trashëgimi gjaku, të brumosur me traditën e kultivimit të këngës shqipe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania