Nxënësit e klasës së 6, 7, 8 dhe 9 të fshatit Idrizovë vazhdojë të udhëtojnë mbi 20 kilometra për të ndjekur mësimet nëpër shkolla tjera të Shkupit. Kjo, për shkak se shkolla fillore “Petar Petroviç Njegosh” në afërsi të vendbanimit të tyre mbyllet në mesditë dhe nuk lejon që mësimi të zhvillohet edhe në orët e pas ditës.
Prindërit, përmes televizionit Alsat-M kërkuan edhe një herë t’i jepet fund diskriminimit të nxënësve shqiptarë dhe të njëjtit të lejohen të mësojnë në këtë shkollë ku ka hapësira të mjaftueshme për ndjekjen e mësimit së bashku, me moshatarët e tyre maqedonas. Kjo sipas prindërve jo vetëm që nuk është lejuar por ka pasur edhe protesta kundër një kërkese të tillë të banorëve shqiptar.
“Një herë ka pas këtu një tubim që kisha mundur ta quaj tubim të Hitlerit, kur 2-3 mijë banorë kanë bë tubim këtu që të protestojnë kundër që fëmijët mos të mësojnë në gjuhën shqipe,mos ta ndjekin shkollën e tyre, shumë lehtë është të bëni një shkollë në Haraçinë ose në Hasanbeg, në vendet ku ka shumë shqiptarë mirëpo besoni se vlera më e madhe dhe patriotizmi me i madh kishte me qenë për një politikan kur ai do të kishte arrit sukses që të ketë shkollë në fshatin Idrizovë në gjuhën shqipe”.
“Ne të mëdhenjtë nuk dimë të shkojmë në Shkup e jo më fëmijët e vegjël. Ne jemi në punë, nuk mundemi vazhdimisht t’jku qëndrojmë pas fëmijëve. Është më mir në fshat me ndërtu shkollën”.
Disa prej prindërve thonë se janë detyruar që nxënësit t’i regjistrojnë në paralelet maqedone për shkak se nuk arrijnë të kujdesen për vajtjen-ardhjen e tyre.
“Unë i kam tash tre fëmijë që duhet me i dërguar në shkollë. Ende nuk i kam regjistruar por duhet me i regjistruar, unë dua me i regjistruar në gjuhën shqipe se ata maqedonisht nuk dinë, vështirë është. Ka shumë harxhime, nuk është vetëm puna e autobusit po janë edhe shumë gjëra tjera, pastaj po grinden në autobus, deri sa kthehen në shtëpi”.
“Për shkollë është katastrofë se shumë larg po udhëtojnë..Duhet fëmijën me sjell dhe me marrë. Për këtë do ti kisha lut politikanët që ta marrin parasysh këtë punë për të ndërtuar shkollën në fshatin Idrizovë”.
Nxënësit shqiptarë të fshatit Idrizovë dekada me radhë përballen me problemin e shkollimit në gjuhën amtare. Që dëshpërimi të jetë edhe më i madh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk jep asnjë sinjal se do gjej zgjidhje për këtë çështje të garantuar me kushtetutë. Premtimet për ndërtimin e një shkolle të re vijnë vetëm gjatë fushatës parazgjedhore të cilët zhduken me mbylljen e procesit zgjedhor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=b9cxMhN-vUE
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit