Aktori anglez, Idris Elba, ka ringjallur spekulimet se ai mund të jetë James Bond i ri, pasi ndau një video të bërë në 'Madame Tussauds', ku pozonte me figura dylli të aktorëve që e kanë luajtur më parë këtë personazh.

Që nga filmi “No Time To Die” - vazhdimi i fundit i historisë së James Bond në vitin 2021 - ka pasur spekulime se kush do të jetë pasardhësi i Daniel Craig dhe Idris Elba ishte një nga ata, emri i të cilit u përmend.


Me një video të re të xhiruar në muzeun 'Madame Tussauds', ai tërhoqi shpejt vëmendjen e ndjekësve, por gjithashtu i bëri shumë të pyesnin veten nëse po përpiqej të linte të kuptohej se ishte James Bondi i ri.

Konkretisht, muzeu ka një koleksion figurash dylli të aktorëve që kanë portretizuar personazhin e James Bond gjatë viteve dhe në mënyrë simbolike qëndroi dhe pozoi pranë figurës së fundit në radhë.

E gjithë kjo bëri që shumë njerëz në rrjetet sociale të besonin se ai ishte pasardhësi i Craig.

Spekulimet vijnë në një kohë kur Elba ka qenë i hapur për të ardhmen e karrierës së tij. /Telegrafi/

Idris Elba