LAJMI I FUNDIT:

Icardi nuk do të rinovojë me Interin?

Icardi nuk do të rinovojë me Interin?
Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver

Një raport sensacional është publikuar në Argjentinë që pohon se kapiteni i Interit, Mauro Icardi, nuk do të nënshkruajë kontratë të re.

Sipas mediumit me reputacion të respektuar, TyC Sports, agjentja dhe bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara, tashmë ka informuar klubin e Interit se lojtari nuk do të rinovojë kontratën e cila skadon në vitin 2021.

https://www.instagram.com/p/BsGincEnR2q/


Edhe pse sulmuesi gjithmonë ka shprehur besnikërinë ndaj Nerazzurëve, merret vesh se tashmë relacionet mes Wanda Naras dhe klubit janë acarruar tej mase, sidomos pas angazhimit të Giuseppe Marottas në pozitën menaxherit të përgjithshëm sportiv të klubit.

Shtypi argjentinas tashmë përmend treshen e skuadrave që kanë dërguar ofertat në drejtim të Interit.

https://www.instagram.com/p/BrTYMO4H0mv/

Real Madridi, Chelsea dhe Juventusi janë duke luftuar ashpër për firmën e super sulmuesit argjentinas.

Icardi për Interin ka shënuar 109 gola në 175 paraqitje dhe është konsideruar gjithmonë si pasardhës i Javier Zanettit.

Megjithatë, ndikimi i madh i bashkëshortes, Wanda Nara, që po ashtu ka qenë në kontakt me klubet tjera vazhdimisht, ka vënë shpesh herë Interin në pozicion të papërshtatshëm me futbollistin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori