LAJMI I FUNDIT:

Icardi: Misioni im jetësor është të shënoj gola për Interin

Icardi: Misioni im jetësor është të shënoj gola për Interin
Mauro Icardi (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Mauro Icardi ka thënë se misioni i tij në jetë është të shënojë gola dhe tregoi se nuk ka ndërmend të largohet nga Interi, madje as për Real Madridin.

Sulmuesi argjentinas foli në një intervistë të gjatë me gazetën Corriere dello Sport, ku tregoi misionin e tij jetësor.

“Një sulmues e ka detyrë të shënojë gola, një mesfushor të ndërtoj lojën, mbrojtësi të mbroj dhe portieri të bëjë pritje”, ka thënë fillimisht Icardi.


Wanda: Icardi nuk mendon për Topin e Artë, i fokusuar vetëm te Interi
Lexo po ashtu Wanda: Icardi nuk mendon për Topin e Artë, i fokusuar vetëm te Interi

“Mendoj se vetëm shënimi i golave nuk është gjë e keqe dhe ju mund të shkoni larg, pasi golat janë ajo që llogaritet në këtë sport”.

“Flitet shumë për atë se sa bëj ose se nuk marr pjesë në lojën e ekipit, por nuk më intereson se çfarë thonë kritikët. Unë vetëm e di një mënyrë për të ndihmuar shokët e mi dhe kjo është për të vënë topin në rrjetë”.

Festa e Maruo Icardit pas një goli ndaj Sampdorias (Foto: Getty Images)

“Kam jetuar gjithmonë për gola, madje si një fëmijë. Mund ta bëj këtë dhe mendoj se duhet ta bëj. Shënimi i golave është misioni im në jetë”.

“Kam shënuar më shumë se 100 gola që kur isha në Sampdoria, por mbetem pikërisht lojtari i njëjtë”.

Reali me plan për ta transferuar Icardin gjatë janarit
Lexo po ashtu Reali me plan për ta transferuar Icardin gjatë janarit

Në fund argjentinasi foli edhe për Real Madridin, më të cilët është lidhur për një kohë të gjatë.

“Nuk mendoj se kjo është koha e duhur, duke marrë parasysh se si po shkojnë gjërat. Përveç kësaj, unë jam i lumtur këtu ku jam. Rinovimi i kontratës do të vijë gjithashtu, në momentin e duhur. Kemi shumë kohë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori