Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda, thuhet se kërkon nëntë milionë euro në sezonin për sulmuesin e Interit, për të nënshkruar një kontratë të re.

Argjentinasi është kapiteni i Nerazzurrëve dhe gjithmonë ka treguar gatishmëri dhe dashuri për fanellën e Interit.


Por, Icardi ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij aktuale e cila është e vlefshme për dy javët e para të korrikut.

Kjo klauzolë ka bërë që sulmuesi argjentinas shpeshherë të jetë cak i thashethemeve për një largim nga Giuseppe Meazza.

Icardi Udinese Icardi nuk gjendet as në 'top 10' lojtarët e paguar në Serie A (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Klubi italian nuk dëshiron ta largojë atë, por deri tani nuk ka pasur asnjë përparim në një marrëveshje të përmirësuar rinovimi të kontratës.

Sipas mediumit Corriere della Sera, agjentja e Icardit, Wanda, po i kërkon Interit plot nëntë milionë euro në sezon dhe rritjen e klauzolës së lirimit, por jo largimin e saj.

Kjo do të shihte Icardin të dyfishojë pagën e tij aktuale dhe të bëhet një nga lojtarët më të paguar në Serie A, pasi tani mbetet shumë mbrapa në listën e të paguarve.

Sulmuesi dhe agjentja e tij kanë arsye për të kërkuar plotësimin e kushteve, pasi Real Madridi thuhet të jetë i interesuar në aktivizimin e klauzolës së lirimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app