Icardi i gatshëm të rikthehet te Interi

Mauro Icardi është i gatshëm që të rikthehet te Interi nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur se ai e dëshiron të rikthehet në Itali dhe më këtë skuadra franceze nuk donte blejë kartonin e tij.
Kampioni i Ligue 1 kishte shansin që të transferonte atë për 70 milionë euro, mirëpo bashkëshortja dhe agjentja e tij Wanda Nara ka bërë të ditur se ata nuk e duan qëndrimin në Paris.
Duket se Icardi është i penduar me të kaluarën e tij që e kishte te Interi dhe dëshiron të fillojë nga e para me bashkëlojtarët e tij.
Kujtojmë se Juventusi vazhdon të jetë i interesuar për sulmuesin, por Interi nuk e dëshiron shitjen e tij te rivalët direkt për titull. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































