Transferimi i mundshëm i Lionel Messit te Paris Saint Germain, do të bënte që Mauro Icardi të largohej nga klubi.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas pritet të jetë sërish në Serie A, ku kësaj radhe do të luante në kryeqytetin italian, Roma.


Gjiganti italian Roma po kërkon një sulmues, pasi Edin Dzeko pritet të bashkohet me Interin.

3a1fcd4868c0bd51964b4814c3f44c6b

Drejtuesit e Romës kanë biseduar me ata të PSG-së për afrimin e Icardit.

Megjithatë Roma nuk mund ta blej menjëherë argjentinasin, pasi do ta marrë në huazim dy vjeçar me mundësi blerje për 35 milionë euro.

Vet sulmuesi argjentinas ka dhënë dritën e gjelbër për të luajtur me Romën dhe nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.

Icon MM2 6128 1  1

Gjithçka pritet të zyrtarizohet sapo Messi të nënshkruajë zyrtarisht me PSG-në dhe do t'i hapë dyert që Icardi të rikthehet në Serie A. /Telegrafi/