AC Milan nënshkroi me Tammy Abraham dhe Alvaro Moratan për të forcuar sulmin e tyre këtë verë.  Megjithatë, sipas Sky Sport në Itali, kuqezinjtë bënë një përpjekje të vonuar për të tërhequr Victor Osimhen nga Napoli. Osimhen ishte drejt një transferimi midis Chelsea dhe klubit saudit Al Ahli pasi Napoli donte ta hiqte sulmuesin nga fatura e tyre të pagave. Megjithatë, ai përfundoi duke iu bashkuar asnjërës palë pasi lëvizja dështoi në lidhje me mosmarrëveshjet për pagën dhe tarifën e transferimit. 

Screenshot 2024 09 19 172731I pyetur për interesimin e vonuar të Milanit për ish-numrin 9 të Napolit, drejtori i Milanit, Zlatan Ibrahimovic lëshoi një buzëqeshje përpara se të thoshte: "Unë do të hesht për këtë gjë".


 Ndoshta Milani mund ta kishte anashkaluar nënshkrimin e Abrahamit nëse do të kishte marrë dritën jeshile për Osimhen.  Megjithatë, pyetjet se si Milani planifikoi të përballonte pagën e tij prej 10 milionë eurosh, mbeten pa përgjigje. 

victor osimhen galatasaray 2024 2325 1725527494 147268Osimhen përfundimisht zbarkoi në Galatasaray si huazim për një sezon, duke u konsideruar si një nga transferimet më të mëdha që kanë arritur në Turqi tash e një kohë të gjatë. /Telegrafi/

 

telegrafi sport app