Ibrahimovic shënoi dy gola, por akoma i pakënaqur: Po të isha 20 vjeç, do të shënoja edhe dy të tjerë

228:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 21: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan reacts during the Serie A match between AC Milan and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on September 21, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images) 12:"Getty Images
Zlatan Ibrahimovic shënoi dy gola në fitoren e Milanit ndaj Bolognas, mirëpo sërish nuk ishte i kënaqur.
Sulmuesi veteran, i cili mbush 39 vjet në muajin e ardhshëm, realizoi për herë të parë dy gola në një ndeshje hapëse në Serie A, mirëpo do të dëshironte të kishte shënuar më shumë.
Pas një harkimi të Theo Hernandez, Ibra e zhbllokoi rezultatin me kokë, ndërsa golin e dytë në San Siro e realizoi nga pika e bardhë.

“Jam në formë të mirë, po angazhohem, kjo është ndeshja e dytë konkurruese e sezonit. Fituam dhe unë kam mundur të shënoj më shumë. Po të isha 20 vjeç, do t’i kisha shënuar edhe dy të tjerë...”.

Nga
Telegrafi
22/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































