Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë dy lojtarët më të mirë të rinj në botë dhe që të dy i pret një e ardhme e ndritur.

Të dy shihen si zëvendësuesit e Messit e Ronaldos pas pensionimit të dy futbollistëve më të mëdhenj që ka njohur bota e futbollit.


Rivaliteti mes Mbappes dhe Haalandit pritet të jetë jashtëzakonisht i madh dhe interesant njëkohësisht.

E për dy lojtarët e talentuar ka folur edhe sulmuesi legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic.

mbappe 2 1

“Më pëlqejnë lojtarët elegant, ata që janë sa më shumë të kompletuar, kur je një futbollist kupton si lëvizin, si mendojnë, si veprojnë futbollistët e tjerë”, deklaroi Ibrahimovic.

“Më pëlqejnë lojtarët që i parashikojnë gjërat përpara se ato të ndodhin. Besoj se Mbappe ngjason pak me Ronaldon, fenomenin. Është shumë elegant në lojën e tij", vazhdoi tutje Ibrahimovic.

Erling Haaland 1

Tutje sulmuesi suedez foli edhe për Erling Haaland, duke thënë se norvegjezi jeton për të shënuar gola.

"Pastaj Haaland është shumë i fortë dhe e ka fiksim golin. Jeton për të shënuar. Tek ai shoh inteligjencë, do vetëm të shënojë dhe di ta bëjë shumë mirë këtë gjë”, ka thënë anëtari i AC Milan. /Telegrafi/

telegrafi sport app