Një grua ka informuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00, në rrugën "C" në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se ankuesja kishte thënë se në veturë kishte dhe një fustan.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e saj, ku në veturë kishte pasur edhe një fustan. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/