Ia mori dy vetura në shfrytëzim dhe nuk ia ktheu, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë se ka arrestuar një person në Kaçanik për mashtrim.
Policia njofton se më datë 02.08.2025, rreth orës 03:10, në stacionin policor në Kaçanik është paraqitur ankuesi, mashkull, 35 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili rreth 6-7 muajsh më parë, i kishte dhënë dy automjete të tipit (VW Golf dhe Passat) në shfrytëzim personit Xh.L, mashkull, i moshës 38 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, me obligim që t’i ktheheshin më 31.07.2025.
Në njoftim bëhet e ditur se edhe pas skadimit të kontratës, i dyshuari nuk i kishte kthyer automjetet.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, fillimisht ishte iniciuar shënim zyrtar, ndërsa më datën 06.08.2025 është iniciuar rasti “Mashtrim”.
Pas zhvillimit të veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e rastit, më datë 18.08.2025 rreth orës 21:30, i dyshuari është arrestuar nga hetuesit e stacionit policor në Kaçanik dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprime tjera hetimore. /Telegrafi/


















































