Ia marrin fëmijët dhe i detyrojnë të vjedhin (Video)

Në Gjilan është arrestuar një 20 vjeçar me dyshimin se po mbante me dhunë dy të mitur. Ky i dyshuar, të cilit të mërkurën iu caktua paraburgimi prej 30 ditëve, i kishte detyruar këta fëmijë të vjedhin për ta.
“Ankuesja, ëma e dy fëmijëve, ka raportuar në Policinë e Kosovës në Gjilan, se një person i moshës madhore dyshohet se i ka mbajt dy fëmijë dhe i ka detyruar të vjedhin shpesh herë”, tha Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, raporton Klan Kosova.
E për këto që po përjetonin fëmijët, ishte në dijeni edhe babai i tyre. Ai thotë se nuk kishte mundësi për t’i mbrojtur.
“Vallahi çcka me ju ba bre. Janë kallabllak. Ata po i marrin do hajdut të mëdhaj, ka 17-18-20 vjet. Tybe s’i lshojnë me ardh në shpi ka një javë. ”, tha ai.
Musa Ibrahimi, familjen e tij e mbanë me ndihmë sociale, me që nuk është i aftë të punoj. Ai thotë se fëmijët e tij kurrë nuk i kanë sjell gjëra të vjedhura në shtëpi.




















































