"I gjithë stadiumi brohoritën 'UÇK, UÇK' pas het-trikut", momenti emocionues në Bosnje

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Arsim Prepolli, ish-futbollist i cili pati një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Prepolli vjen me një rrëfim emocionues duke treguar për momentin kur ai shënoi het-trik gjatë një ndeshje dhe i tërë stadiumi në shenjë mirënjohje brohoritën “UÇK, UÇK”.
“UÇK, UÇK ka qenë Bosna Visoko kundër Çelikut. Pastaj ishim me Bosnën e Visokës më lart se Zeleznicar”.
“Dy xhiro para se me u kry nuk e di kush na e mori titullin. Xhiroja e tretë, na erdhi Çeliku i Zenicës, një super ekip”.
“Edhe hymë të luajmë ne 1-0, 2-0, 3-0, 4-0. Het-trik, 3-0 dhe penallti për mua. Edhe duke luajtur, stadium full”.
“Edhe veç kur po e dëgjoj, 12-13 minuta para se më përfundu ndeshja, veç kur ia kanë nis ‘UÇK, UÇK’. U emocionova. Ka qenë një shqiptar që e filloi, pastaj brohoritën i tërë stadiumi”, ka thënë Prepolli.
Episodin e plotë me Arsim Prepollin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com





















































