I dënuar për drogë - ekstradohet nga Italia, Klajdi Murrizi

Është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, Klajdi Murrizi, 31 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Murrizi rezulton i dënuar me 6 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Tiranë për prodhim dhe shitje droge në bashkëpunim dhe mosbindje ndaj punonjësve të Policisë.
Në vitin 2022, ai u kap në tentativë për të dorëzuar një sasi droge, por u largua me automjet, duke mos iu bindur policisë në një pikë kontrolli pranë Divjakës.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vuajtjen e dënimit./tch/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































