Ish-futbollisti, Hysni Gjinovci ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.

Ai ka treguar për shumë gjëra rreth karrierës së tij si futbollist, por edhe periudhën kur u dashtë të largohej nga sporti i bukur për t’iu bashkuar UÇK-së për çlirimin e vendit.


Fillimisht, ai ka treguar se si erdhi debutimi në Drenicë me vetëm 15 vjet.

Hysni Gjinovci flet edhe për ofertën e Prishtinës dhe marrëveshjen me Besëlidhjen.

Gjinovci tregon si e la futbollin për t’iu bashkuar UÇK-së dhe plagosja e vëllait dhe armëpushimi e ktheu te futbolli për 1 muaj.

Plagosja e tij, e gruas dhe vrasja e dy nipërve në luftë, Gjinovci ka treguar historinë e dhimbshme dhe vështirësitë e rikthimit te futbolli.

Këto janë vetëm disa nga rrëfimet që ka bërë Gjinovci në “Arena e Yjeve”, ndërsa podcastin e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app