LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -1° cloudy

Hyseni: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe infrastruktura, prioritet për Gjilanin

Hyseni: Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe infrastruktura, prioritet për Gjilanin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se shërbimet për qytetarët vazhdojnë të përmirësohen çdo vit e më shumë, derisa theksoi se janë shënuar rezultate të prekshme edhe në infrastrukturë.

Hyseni theksoi se njëri ndër projektet më të rëndësishme të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, është edhe përfshirja e sa më shumë qytetarëve në vendimarrrje e planifikim në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje i ndihmuar nga USAID-i.

“Drejtoria  e Administratës së Përgjithshme, ka përfunduar me sukses projektin e regjistrimit të popullsisë bashkë me Agjencinë e Statistikave . Regjistrimi ka shkuar shumë mirë. Komuna e Gjilanit është renditur e katërta për nga numri i banorëve”, tha Hyseni.


I pari i Gjilanit, theksoi se punët e kësaj drejtorie janë shumë të rëndësishme dhe kjo sipas tij është arritur falë angazhimeve të mëdha që po bëjnë zyrtarët e saj që qytetarët të marrin shërbime sa më të lehta.

Më tej kryetari kryetari, tregoi se Drejtoria e Administratës, ka kontribuar gjithashtu në  aktivitetet e riorganizimit të arkivës, planin e integritetit, e-pasurinë, menaxhimin e kontratave përmes platformës e-prokurimi dhe reduktimin e barrës administrative.

“Ne po vazhdojmë të shënojmë progres në infrastrukturë dhe po ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, tha Alban Hyseni. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Kalo në kategori