LAJMI I FUNDIT:

Hysaj nuk do të flas me Insignen deri pas ndeshjes

Hysaj nuk do të flas me Insignen deri pas ndeshjes

Elseid Hysaj ka mbërritur në Tiranë duke përcjellë euforinë e fitores së fundit 3-2 ndaj Empolit të Frederik Veselit mesditën e së dielës.

Në prag të grumbullimit me kuqezinjtë, një nga lojtarët më në formë të kombëtares sonë shprehet për Top Channel me optimizëm në lidhje me ndeshjen kundër Italisë, pavarësisht problemeve me dëmtimet e mungesat.

“Duhen pikë sepse po nuk morëm as këtu pikë do bëhet shumë e vështirë. Shpresoj që të vijnë të gjithë shqiptarët, siç bëjnë gjithmonë të na mbështesin. Besoj se do të futemi në fushë me një mendim që mund ta mundim edhe ne Italinë. Kështu që duhet të futemi në fushë të qetë, të luajmë lojën tonë dhe të shohim në fund çfarë do të ndodh”, thotë Hysaj.


Në këtë ndeshje atij do t’i duhet të mbajë një lojtarët më të rrezikshëm të axurrëve, shokun e ti të skuadrës Insigne.

“Me Lorenzo Insigne-n kemi bërë shaka rrugës edhe kur ishim në Napoli. Ne do të luajë kundra sepse atij i takon të luajë në krahun tim. Kur të vijë ndeshja dhe do të shohim nëse do të luajmë. Do të jetë një ndeshje e bukur si për mua ashtu edhe për atë. Pas ndeshjes tani i thash nuk do flasim më bashkë se jemi kundërshtarë. Po janë gjera futbolli të bukura këto”, shprehet mbrojtësi i kombëtares.

Sa i përket synimit të italianëve për të zhvilluar ndeshjen sa më larg, për të patur sa më pak tifozë shqiptar, Hysaj është i bindur se nuk do t’ja dalin.

“Besoj qe Palermo do te jete pak larg, por mund të arrijnë në disa mënyra ata që duan ta shohin ndeshjen. Dhe besoj do të jenë të shumtë ata që do ta bëjnë”, thotë shkodrani.

Në trend Sport

Më shumë

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Stadiumi i pazakontë dhe i ndërtuar me pak para është zgjedhur si më i miri i vitit - lë prapa Satiango Bernabeun

Ligat tjera
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Shtatë persona të akuzuar për vrasjen e Armando Diego Maradonës - gjyqi ka filluar sot dhe kërkohet burgim i gjatë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori