Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj mund të rinovojë kontratën e tij me klubin aktual, falë ardhjes së Rino Gattuso si trajner.Hysaj ishte një lojtar që Carlo Ancelotti nuk e pëlqente shumë dhe dukej sikur një largim ishte i afërt, me Romën që ishte e interesuar për lojtarin.Megjithatë Ancelotti u shkarkua në mes të dhjetorit dhe u zëvendësua nga Gattuso.


GettyImages 1197928492 Napoli vs Inter (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Kontrata e shqiptarit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe Il Mattino beson se një rinovim është tashmë i mundur.Kjo për shkak se Gattuso vlerëson Hysajn për aftësinë e tij për të luajtur në të djathtë dhe me të majtë.

Hysaj Napoli1  1 Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

26-vjeçari ka luajtur 13 herë në Serie A këtë sezon, duke siguruar një asistim./Telegrafi/

telegrafi sport app