Elseid Hysaj ndihet i pakënaqur me paraqitjen e kombëtares në ndeshje ndaj Izraelit.

Mbrojtësi i Napolit e ka më shumë me gjyqtarët të cilët dhanë kartonin e parë, pasi sipas tij rregullat nuk e thonë atë.


“Ndeshje shumë e keqe, siç e pamë të gjithë. Nuk e di pse të penalltia e parë e dha kartonë të kuq, kur rregullat e lojës nuk e thonë atë”, ka thënë fillimisht Hysaj pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Gjyqtari nuk na dha asnjë shpjegim, vendimin e penalltisë e kishte marrë anësori”.

“Edhe me 10 lojtarë ishim mirë, kishim mundësi të mira për ta barazuar rezultatin, por nuk u bë. Duhet të japim ende maksimumin në fushë për ndeshjet e radhës”, përfundoi mbrojtësi shkodran. /Telegrafi/

telegrafi sport app