Elseid Hysaj bëri një ndeshje mjaft të mirë me shiritin e kapitenit në krah, teksa shënoi edhe emrin në listën e golashënuesve ndaj San Marinos (5-0) dhe në intervistën për SuperSport u shfaq mjaft i kënaqur për golin dhe fitoren.
“E rëndësishme ishte të fitonim meqë bëmë shumë golat ishte mjaft mirë do të na karikojë për ndeshjen e radhës”.
“Siç kam thënë gjithmonë është kënaqësi dhe ëndërr kur shënon gol me Kombëtaren. Është kënaqësi dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, ka thënë ai.
Kur do të vijë një gol vendimtar për Kombëtaren nga ai: “Shpresoj që të vijnë, por goli është gol dhe është kënaqësi si në 5-0 si në 4-0. Normalisht është mirë kur shënon gola vendimtarë, por kur të vijnë”.
Mbrojtësi i krahut u largua i lënduar nga fusha: “Asgjë e rëndë, asnjë goditje. Shpresoj të jem gati për të dielën në ndeshjen e Lazios”.