Elseid Hysaj pritet të rinovojë kontratën e tij me Napolin edhe për katër vite të tjera.

Kontrata aktuale e mbrojtësit shqiptar me klubin italian skadon në verën e vitit 2021.


Napoli kërkon ta mbajë Hysajn, teksa edhe shqiptari është i lumtur me klubin e tij aktual.

Klubi italian po kërkon t’ia vazhdojë kontratën shqiptarit, por ka kërkuar mirëkuptimin e tij në aspektin ekonomik.

29022020 hysaj www.ilmionapoli.it

“Hysaj ka bërë një rrugëtim me ne, kanë dhënë shumë dhe mund të japin edhe më shumë. Po flasim me ata dhe me këshilltarët e tyre. Situata e Covid-19 është delikate ndaj duhet të qëndrojmë në disa parime”.

“Po i lëmë të kuptojnë se kemi besim te ata, por i kemi thënë edhe se kemi nevojë për mirëkuptim në pikëpamjen ekonomike”, deklaroi drejtuesi i Napolit, Cristian Giuntoli.

Mbrojtësi i djathtë shqiptar ka pasur disa kërkesa si nga Roma e Spartaku i Moskës, por duket se e ardhmja e tij do të jetë te Napoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app