Zyrtarë të Ambasadës së Hungarisë në Kosovë kanë thënë për gazetën “Zëri” se nuk kanë evidentuar së fundmi raste të kalimit ilegal të kufirit në shtetin e tyre nga kosovarët.
Në anën tjetër, të mërkurën mbrëma disa autobusë janë nisur nga Prishtina për në Beograd me synim vendet e BE-së.
Më fëmijë para duarsh që i ka zënë gjumi, Fatime Feta të mërkurën mbrëma priste bashkë me bashkëshortin autobusin e linjës Prishtinë – Beograd.
Afër tyre janë edhe dhjetëra qytetarë të tjerë që presin autobusët e së njëjtës linjë, duke synuar më pas ilegalisht kalimin e kufirit drejt Hungarisë.
Për shkak të kushteve të vështira ekonomike ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë më në Kosovë, por synojnë të arrijnë në një shtet të Bashkimit Evropian, ku edhe do të kërkojnë azil.
“Populli po e lëshon Kosovën, po ikën për një euro”, thotë Fatimja për “Zërin”, derisa rrëfen se deri te vendimi për të ikur jashtë vendit e shtyu mungesë e punësimit.
Ajo thotë se më parë kishte punuar si pastruese, por ishte larguar nga puna padrejtësisht.
“Me gjashtë fëmijë po largohem, të voglin e kam katër vjeç, për këta fëmijë po e bëj këtë sakrificë”, thotë ajo.
Bashkëshorti i saj Fetahu thotë se kanë paguar 15.5 euro për një biletë për në Beograd.
“Veç mos pastë vend se sonte kam mu nis, biletat i kam”, thotë ai derisa shpreh mllefin në Qeverinë që, sipas tij, nuk po krijojnë vende pune. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë