Humbja ndaj Stuttgartit u përjetua rëndë nga Thiago Motta - ai nuk bëri gjumë, por kaloi tre orë duke e rishikuar ndeshjen

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, kaloi më shumë se tre orë duke rishikuar humbjen 1-0 të skuadrës së tij VfB Stuttgart në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma, ndërsa Bianconerët përgatiten për ndeshjen e Derby d'Italia që i pret këtë fundjavë. Sipas Tuttospor , Thiago Motta e rishikoi humbjen 1-0 të Juves ndaj Stuttgartit dy herë përpara se të flinte të martën në mbrëmje në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Kjo ishte humbja e parë me Juventusin e Mottas, prej se ai është trajner i këtij ekipi.

Lojtarët falënderuan Mattia Perinin, i cili priti një penallti pak minuta para minutës 90-të, por Stuttgart përfundimisht gjeti rrjetën në kohën shtesë. Mottas i duhej të kalonte në përgatitjet për Derby d'Italia pasi ta kryente analizën e kësaj ndeshje
















































