Tashmë është zyrtare, Lazio e ka shkarkuar nga puna trajnerin Stefano Pioli.

Pas të gjitha dështimeve këtë sezon, drejtuesit e klubit nuk kanë mundur ta pranojnë edhe humbjen e thellë në derbi nga Roma.


Pësimi me rezultat 1-4 në derbin kryeqytetas ka bërë që trajnerit t’i tregohet dera.

Në pjesën e mbetur të sezonit, skuadrën do ta udhëheqë trajneri i të rinjve, Simone Inzaghi.

Zyrtarizimi është njoftuar përmes një komunikate të shkurtër të lëshuar nga klubi. /Telegrafi/

telegrafi sport app