Andy Ruiz Jr ka marrë lëvdata të shumta nga tifozët e boksit për transformimin trupor para rimeçit ndaj Anthony Joshuas.

Boksieri meksikano-amerikan ia rrëmbeu titujt britanikut në muajin qershor, ndërsa ata e kanë caktuar duelin e radhës për datën 7 dhjetor të këtij viti.


Asokohe, ai peshonte rreth 121.5 kilogramë, ndërsa para duelit të radhës pritet të ketë rreth 6.5 kilogramë më pak.

ruiz Andy Ruiz Jr dhe Michael Hunter (Foto: Twitter/Michael Hunter ll)

Konkurrenti në kategorinë e peshave të rënda, Michael Hunter (i cili do të jetë njëri nga boksierët që do të duelojë në mbrëmjen e madhe në Arabinë Saudite), e ka publikuar një fotografi të përbashkët me kampionin e unifikuar pas sparingut.

Shumë tifozë kanë reaguar pozitivisht ndaj fizikut të Ruiz, të cilin e kanë komplimentuar për humbjen në peshë the formësimin e trupit. /Telegrafi/

telegrafi sport app