Një zhytës profesionist u zhyt në një liqen të Teksasit dhe arriti të gjente një unazë diamanti të humbur nga një grua që ishte futur në ujë.

JackO'Lynn Page tha se ajo dhe ekipi i bejsbollit të djalit të saj po vizitonin zonën Sandy Beach të Possum Kingdom, kur kuptoi se unaza e saj e martesës me diamant, e cila daton që nga viti 1910, kishte rënë në liqenin Possum Kingdom.


Ekipi i bejsbollit kontrolloi zonën me prindërit dhe gjyshërit e tyre, por nuk mundi të gjente unazën e humbur.

Page kërkoi ndihmën e Ryan Prigmore të Blue Diver Search and Recovery, transmeton Telegrafi.

Prigmore tha se erërat e forta shkaktuan ujëra të trazuara, duke e bërë të vështirë kërkimin.

Ai e ndërpreu kërkimin pas disa orësh, por u kthye të nesërmen për të kërkuar në kushte më të qeta.

Deri në mbrëmje, Prigmore i kishte dërguar Page një foto të unazës së saj të gjetur.

"Isha duke u përgatitur gjatë ditëve të fundit që ishte humbur dhe nuk do ta shihja më. Unaza ime është kaq e veçantë për mua dhe nuk kisha ide se si do ta kaloja këtë. Jam shumë e lumtur që po më vjen në shtëpi", shkroi Page në rrjetet sociale. /Telegrafi/