Një studim i gjerë i realizuar në Spanjë sa i përket coronavirusit, ka zbuluar se vetëm 5 për qind e popullsisë ka zhvilluar antitrupat ndaj COVID-19, duke mbështetur më tej provat e mëparshme se është pothuajse e pamundur të arrihet imuniteti i tufës pa një numër të madh viktimash, shkruan BBC.
Sipas gjetjeve të studimit, 95 për qind e popullatës në Spanjë janë ende të ndjeshëm ndaj coronavirusit, që është larg arritjes së të ashtuquajturës imuniteti i tufës, transmeton Telegrafi.
Imuniteti i tufës ndodh kur një numër mjaftueshëm i madh i popullatës infektohen me virus apo baktere duke u bërë imun ndaj tyre, apo nëse zhvillohet ndonjë vaksinë efikase që mbron nga infeksioni i mëtejmë.
Qendra evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve ka njoftuar se është një prej testeve më të mëdha serologjike për COVID-19. Studimi është realizuar me sukses duke anketuar mbi 61 mijë persona.
Studime të ngjashme janë bërë edhe në SHBA dhe Kinë, ku gjithashtu kanë treguar se shumica e popullatës kanë qenë të ndjeshëm ndaj coronavirusit, madje edhe në rajonet ku ka pasur më shumë vatra dhe numër dukshëm të madh të infektuarve.
“Në dritën e këtyre gjetjeve, çdo qasje ndaj një pandemie që sugjeron arritjen e imunitetit të tufës ndaj infeksioneve natyrore nuk është vetëm joetike, por e paarritshme”, ka deklaruar virologjia Isabella Ekerle, shefe e qendrës për sëmundje virale Benjamin Majer në Gjenevë.
Mjekët ende nuk janë të sigurtë sesa gjatë antitrupat ofrojnë mbrojtje, apo nëse plotësisht na mbrojnë ato nga infeksionet e reja.
Ky hulumtim është kryer nga agjencitë shtetërore të Spanjës për hulumtime dhe epidemiologji, kurse punën e filluan në fillim të prillit në kohën kur ky shtet ishte nën masa të rrepta të karantinimit.
“Seroprevalenca relativisht e ulët që është vërejtur në kontekstin e epidemisë intensive në Spanjë, mund të shërbejë si referencë për vendet e tjera. Aktualisht është vështirë të arrihet imuniteti i tufës pa u shkaktuar dëme kolaterale, dmth pa një numër të madh të vdekjeve në popullata të cenueshme, dhe që kanë një sistem shëndetësor të mbingarkuar”, thuhet në studim.
Marina Pollan, udhëheqëse e ekipit të studimit dhe njëherit drejtoreshë e Qendrës Nacionale për Epidemiologji në Spanjë, ka deklaruar për CNN se shumë ekspertë besojnë se “imuniteti i tufës kërkon zhvillimin e antitrupave tek 60 për qind e popullatës”.
Spanja është një nga vendet që është goditur më së shumti nga pandemia e coronavirusit në Evropë. Deri më tani në këtë vend janë raportuar më shumë se 290 mijë raste dhe të paktën 28 mijë vdekje.
Vlen të theksohet se në periferi të qytetit të Madridit që është goditur më së shumti nga COVID-19, janë shënuar mbi 10 për qind e popullsisë që kanë zhvilluar imunitet ndaj coronavirusit, derisa në Barcelonë 7 për qind e popullatës kanë pasur antitrupa. Në anën tjetër, shumë rajone tjera të Spanjës kanë pasur përqindje më të vogël të imunitetit.
Bazuar në rezultatet e fazës së parë të hulumtimit që është realizuar nga 27 prill deri më 10 maj, imunitet kanë zhvilluar vetëm 5 për qind e popullatës në Spanjë. Rezultatet e fazës së dytë që janë publikuar më 4 qershor, tregojnë se 5.2 për qind e spanjollëve kanë pasur antitrupa. Rezultatet e fazës së tretë dhe njëherit të fundit janë publikuar sot, që mbështesin të dhënat e fazave të mëparshme, që vetëm 5.2 për qind e popullatës në Spanjë kanë zhvilluar imunitet mbi COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

"Nesër do të jetë natë e madhe, do t'i them gjërat ashtu siç janë", çfarë po paralajmëron Trumpi?

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës