Hugo Ekitike ose Omar Marmoush i ardhshëm? Yjet e Eintracht Frankfurt gati për transferime milionere në 2026

Eintracht Frankfurt ka fituar një reputacion të jashtëzakonshëm për aftësinë e tij për të zbuluar dhe zhvilluar lojtarë të rinj, sidomos në pozicionet sulmuese, dhe më pas t’i shesë ata me fitime të mëdha.
Në vitet e fundit, klubi gjerman ka arkëtuar mbi 208 milionë euro duke shitur Luka Jovic, Sebastien Haller dhe Randal Kolo Muani te Milan, West Ham dhe PSG, për të vijuar më pas me të ardhura shtesë prej 170 milionë euro nga transferime të tjera.
Omar Marmoush u transferua te Manchester City në janar për 75 milionë euro, pas një gjysmësezoni të jashtëzakonshëm në Bundesliga (24 gola në 17 ndeshje). Hugo Ekitike ndoqi shembullin e tij, duke u transferuar te Liverpool për 95 milionë euro, pas një sezoni të shkëlqyer në Frankfurt (22 gola në të gjitha garat). Edhe Willian Pacho u bë një tjetër sukses i madh i klubit, i marrë nga PSG për 40 milionë euro në 2024.
Sipas CEO-s së klubit, Axel Hellmann, një staf trajnerësh të klasit botëror, një proces i qartë për zhvillimin e të rinjve dhe një ambient i hapur dhe ndërkombëtar që lejon lojtarët të rriten profesionalisht.
GOAL zgjedh gjashtë lojtarët që mund të jenë të radhës që do të largohen nga Eintracht Franfkurt në vitin 2026 ose më tej për klubet e ëndrrave...
Can Uzun
19-vjeçari gjerman me origjinë turke ka filluar të shkëlqejë në Bundesligë. Ai shënoi 8 gola në debutimin e tij dhe është bërë vetëm i katërti adoleshent i këtij shekulli që shënon në pesë ndeshje radhazi në një nga pesë ligat kryesore evropiane, krahas Julian Brandt, Jadon Sancho dhe Karim Benzema. Uzun ka një kombinim të shkëlqyer të shpejtësisë, driblimeve dhe vizionit të lojës, duke e bërë atë një lojtar shumë i kërkuar nga klubet e Ligës Premier. Vlera e pritshme e tij e transferimit: 80 milionë euro.

Nathaniel Brown
22 vjeç, mbrojtës i majtë shumë i shpejtë dhe teknikisht i kompletuar, i aftë të luajë edhe në krahun e djathtë, si mesfushor apo si sulmues anësor. Brown ka treguar vazhdimësi dhe ka arritur të bëhet pjesë e kombëtares gjermane, duke treguar gjithashtu karakter dhe aftësi lidershipi në fushë. Vlera e tregut: 60 milionë euro.

Kaua Santos
Portier brazilian, 22 vjeç, i ardhur nga Flamengo për vetëm 1.6 milionë euro. Ai ka refleks të shpejtë dhe aftësi të shkëlqyera me këmbë, duke e bërë një portier modern tërësisht. Pas një periudhe rikuperimi nga një dëmtim, Santos u rikthye si titullar dhe tashmë është objektivi i klubeve të mëdha si Manchester United dhe Tottenham.

Jean-Matteo Behoya
20 vjeç, sulmues anësor francez me shpejtësi dhe driblime spektakolare. Në Bundesliga ka shënuar gola vendimtarë dhe ka qenë një nga lojtarët më efektivë në sprintet e shpejta. Arsenal ka shfaqur interes serioz, dhe vlera e tij mund të arrijë deri në 70 milionë euro në vitin 2026.

Hugo Larsson
21-vjeç, mesfushor ofensiv dhe mbrojtës, i njohur për aftësinë e tij për të lexuar lojën dhe për të bërë pasime precize. Ai ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, Real Madrid dhe Manchester City, duke u konsideruar një lojtar i ardhshëm kyç për klubet e mëdha evropiane. Larsson ka një forcë fizike të jashtëzakonshme dhe inteligjencë taktike, duke e bërë të vështirë për kundërshtarët ta ndalojnë.

Jonathan Burkardt
25 vjeç, sulmues i fuqishëm dhe preciz, i transferuar nga Mainz për 21 milionë euro. Burkardt ka shënuar 7 gola në 9 ndeshjet e para me Eintracht dhe ka treguar aftësi të jashtëzakonshme për të vendosur ndeshjet.

Ai konsiderohet një nga sulmuesit më të rrezikshëm të Bundesligës dhe ka të gjitha shanset të tërheqë interesin e Ligës Premier në vitet e ardhshme. /Telegrafi/



















































