LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj thotë se s’ka marrëveshje për njohje të ndërsjellë derisa Kurti s’do dialog serioz e as marrëveshje

Hoxhaj thotë se s’ka marrëveshje për njohje të ndërsjellë derisa Kurti s’do dialog serioz e as marrëveshje

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet i PDK-së, ka thënë se Kosova nuk do të arrijë një marrëveshje të ndërsjellë me Serbinë derisa Kurti nuk është i interesuar për dialog serioz dhe as për marrëveshje.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka theksuar se vizita e sotme dhe mbështetja amerikane janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme.

Por, ai ka shtuar se një mbështetje e tillë është vendimtare meqë Serbia ishte dhe është kundër një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë.


“Vizita e sotme dhe mbështetja amerikane janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme për njohje të ndërsjell me Serbinë. Një mbështetje është vendimtare meqë Serbia ishte dhe është kundër një marrëveshjeje të tillë! Kosova nuk do të arrijë këtë marrëveshje, për sa kohë që z.Kurti nuk është i interesuar as për dialog serioz dhe as për marrëveshje, por është vetëm i interesuar për një simulim të “dialogut” gjatë vitit 2023, sikurse ishte vitin e kaluar”, shkroi Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori