LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Holandë, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Hoxhaj në Holandë, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar homologun e tij në Mbretërinë e Holandës, Bert Koenders.

Kryediplomati Hoxhaj e ka njoftuar ministrin holandez me prioritetet e Republikës së Kosovës në politikën e jashtme, duke e vënë theksin në angazhimin për rritjen e njohjeve të Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit.

Duke e falënderuar ministrin Koenders për përkrahjen e pakursyer të Holandës në shtetndërtimin e Kosovës dhe në procesin e integrimit evropian, Hoxhaj ka theksuar nevojën për thellimin e bashkëpunimin bilateral.


“Në takimin që kisha me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, biseduam për tri tema kyçe. Së pari, se si ai dhe vendi i tij ta mbështesin Kosovën në liberalizimin e vizave; së dyti, sa herë që Kosova të aplikojë në ndonjë organizatë ndërkombëtare të japë votën pro Kosovës dhe së treti, që të ketë një kaptinë të re të bashkëpunimit përmes organizimit të një forumi të madh të investimeve”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Nga ana tjetër ministri holandez, Bert Koenders, ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për të vazhduar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, siç ka thënë ai në fusha të ndryshme.

“E vlerësoj vizitën e ministrit të jashtëm në Holandë. Ne kemi një bashkëpunim shumë të thellë në raportet me Kosovën. Kemi punuar së bashku në shumë sfera si në rend dhe ligj, edukim, ekonomi dhe besoj shumë në të ardhmen e Kosovës dhe mendoj se Kosova dhe Holanda mund të përforcojnë zhvillimin e ardhshëm të Kosovës në perspektivën evropiane”, është shprehur Koenders.

Hoxhaj do të pritet edhe nga deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të Holandës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori