LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Kurti bëri tri gabime në raport me grevën

Hoxha: Kurti bëri tri gabime në raport me grevën

Opinionisti Ylli Hoxha ka thënë se Qeveria ka bërë tri lëshime serioze në trajtimin e grevës në arsim.

Ai thotë se Rrahman Jasharaj dhe SBASHK-u në grevë janë futur me një reputacioni shumë të ulët në grevë.

“Gabimi i parë i kësaj Qeverie ka qenë ndalesa e pagave që e proklamoi Hekuran Murati si një masë represive ndaj arsimtarëve. Kjo masë dha efekt të kundërt. I dha hapësirë shumë më të madhe organizatorëve të grevës dhe mbështetësve të Qeverisë ua hoqi të gjitha armët dhe u krijua klima e favorshme për SBASHK-un”, deklaroi Hoxha në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.


“Refuzimi i kryeministrit për të takuar kreun e SBASHK-ut deri më sot ka qenë gabim elementar i panevojshëm duke i dhënë fuqi mbajtësve të grevës. Ideja se bëhen lëshime të mëdha pa dialog me grevistët poashtu ka qenë gabim taktik”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Llumnica: Ne kemi kërkuar 80 euro, por Kurti nuk pranoi
Lexo po ashtu Llumnica: Ne kemi kërkuar 80 euro, por Kurti nuk pranoi

“Rritja e pagesës për 50 euro në muaj për punëtorët e sektorit publik pa negocim paraprak me grevistët, ka qenë mendjelehtësi nga qeveria apo keq kalkulim. Këto çështje është dashur të negociohen edhe me njeriun që sot u takua (Jasharajn)”, ka deklaruar Hoxha.

Opinionisti thotë se me këto lëshime që ka bërë Qeveria deri më tani është dashur të përmbyllet greva.

“Ligji për Paga, inicimi i tij, është mjaft i favorshëm për mësimdhënësit, shto këtu edhe shtesën prej 50 euro”.

Hoxha thotë se edhe SBASHK-u që ka kërkuar dialog politik e social, i ka arrit qëllimet dhe tashmë ky dialog ekziston dhe sipas tij greva duhet të merr fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori