LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Analisti Ylli Hoxha ka folur rreth bojkotimit të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj disa mediumeve në Kosovë përgjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Hoxha ka thënë se bojkotimi i disa mediave nga VV është një taktizim.

“Veprim taktik, i domosdoshëm për të tejkaluar fushatën. Natyrisht kur organizon fushatë e sheh se ku mundet me përfitu e ku mundet me hup. Besoj që dalja në debatet televizive nuk do të ishte ana e fortë e një qeverie, e kësaj shumice [VV-së], sepse kontestimi është edhe më i zëshëm edhe më pa humbje. Dhe ne këtu [analistët dhe gazetarët] nuk jemi garues dhe s’kemi çfarë të humbim. Por gjithsesi jemi të interesuar të sfidojmë dhe natyrisht se e sfidojmë shumë më shumë përfaqësuesin e qeverisë, sepse përgjegjësia e kuletës është mbi të për katër vite”, ka thënë ai.


Hoxha tutje ka thënë se nëse analizohet kabineti qeverisës, mund të kalonin disa katër apo pesë ministra përballë analistëve por “çka ka me ardh Arbërie Nagavci e me na tregu për reformën në arsim, për të arriturat në arsim, besoj se do të kalonte shumë keq edhe zonja Albulena[Haxhiu]… por performanca në sektorin e drejtësisë ka qenë nën nivelin zero”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Gjithashtu, Hoxha ka thënë se për katër vite mos me arrit me bë asnjë reformë është paradoksale dhe se sipas tij VV ka bërë kalkulim elektoral sepse në debat televiziv ministrat e pushtetit do të pësonin humbje në çdo ballafaqim. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

Lajme
Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Përgatitja e sallës dhe instrumenteve për operacion, sterilizimi i ajrit e përgatitja e pacientëve – rrëfimi i instrumentarës shëndetësore Igballe Cakolli

Shëndetësi
Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Siguri
Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Lajme
Vodhën 10 mijë euro dhe derivate nafte – policia arreston në flagrancë tre persona në Ferizaj, mes tyre një i mitur

Vodhën 10 mijë euro dhe derivate nafte – policia arreston në flagrancë tre persona në Ferizaj, mes tyre një i mitur

Kronika e Zezë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Kalo në kategori