Largimi i James Harden duket se nuk i ka dëmtuar aspak skuadrën e Houston Rockets.

‘Raketat’ kanë fituar derbin e Teksasit ndaj San Antonio Spurs në një ndeshje spektakolare.


Pas 48 minutave lojë, në fund rezultati ishte 109:105 në të mirë të Rockets që morën fitoren në AT&T Center të San Antonios.

600109650b762.image

Basketbollisti më efikasi për skuadrën fituese ishte Christian Wood që e mbylli takimin me 27 pikë, 15 kërcime e një asistim.

15328134 scaled

E me lojë të mirë tek mysafirët që fituan takimin u dalluan edhe Brown që kontribuoi me 23 pikë të tjera dhe Tate që e mbylli takimin me 13 pikë e 10 asistime.

Keldon Johnson ishte basketbollisti më i dalluar te Spurs me 29 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Për ‘Raketat’ kjo ishte fitorja e katërt në NBA këtë edicion teksa kanë edhe gjashtë humbje, ndërkohë për Spurs ishte humbja e gjashtë ndërsa kanë numër të njëjtë edhe të fitoreve. /Telegrafi/ Rezultatet:

Philadelphia 76ers - Miami Heat 125:108

San Antonio Spurs - Houston Rockets 105:109

Toronto Raptors - Charlotte Hornets 111:108

Denver Nuggets - Golden State Warriors 114:104

Portland Trail Blazers - Indiana Pacers 87:111

telegrafi sport app