LAJMI I FUNDIT:

Houston nuk njeh kundërshtarë, Boston rikthehet te fitorja (Video)

Houston nuk njeh kundërshtarë, Boston rikthehet te fitorja (Video)

Lideri aktual i Konferencës së Perëndimit, Houston Rockets ka vazhduar me fitore në NBA.

Të kuqtë nga Teksasi kanë marrë edhe fitoren e 11-të radhazi, derisa ‘viktima’ e radhës ishte Charlotte Hornets që e mposhti me rezultat 108-96.

Fundori fantastik, Chris Paul ishte më efikasi në këtë sfidë me 31 pikë të shënuara, 11 asistime e shtatë kërcime.


Paul u ndihmua edhe nga James Harden që pati një tjetër paraqitje të mirë me 21 pikë, tetë asistime e katër kërcime.

Paul dhe Harden ishin më meritorët për fitoren e 11-të radhazi të Rockets

Pikë dyshifrore për Rockets realizuan edhe Eric Gordon me 17 dhe Ariza që shtoi 13 të tjera.

Qendra Dwight Howard ishte më efikasi tek Charlotte me 26 pikë e 18 kërcime por që ishin të pamjaftueshme për fitore.

Pas humbjes befasuese ndaj Chicago Bulls, Boston Celtics është rikthyer tek fitoret.

Në përballje me Denver Nuggets, Celtics kanë triumfuar me gjashtë pikë epërsi 124-118.

Kyrie Irving me 33 pikë e shtatë asistime udhëhoqi Bostonin, ndërsa u ndihmua edhe nga dyshja Brown e Tatum që realizuan 26 respektivisht 15 pikë.

Kyrie Irving shkëlqeu në fitoren e Celtics ndaj Nuggets

Gary Harris me 36 pikë ishte më efikasi tek Nuggets, por nuk mjaftuan për ta befasuar lideri i Konferencës lindore.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Oklahoma City Thunder që mposhti në udhëtim Indiana Pacers 95-100 si dhe New Orleans Pelicans që triumfoi 115-108 ndaj Milwauke Bucks. /Telegrafi/

Rezultatet:

Indiana Pacers – Oklahoma City THunder 95-100

New Orleans Pelicans – Milwauke Bucsk 115-108

https://www.youtube.com/watch?v=1tc9MMN_0oM

Orlando Magic – LA Clippers 95-106

https://www.youtube.com/watch?v=K1T0Zb3vglE

Boston Celtics – Denver Nuggets 124-118

https://www.youtube.com/watch?v=bsfH4sdmINA

Miami Heat – Portland Blazers 95-102

https://www.youtube.com/watch?v=CvHGTKdSSto

Phoenix Suns – Toronto Raptors 109-115

https://www.youtube.com/watch?v=jSuJMhAgpFA

Houston Rockets – Charlotte Hornets 108-96

Chicago Bulls – Utah Jazz 103-100

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori