LAJMI I FUNDIT:

Hoti thotë se po krijohen kushtet për zbatim të plotë të Pakos për rimëkëmbje ekonomike, lut deputetët ta votojnë Projektligjin

Hoti thotë se po krijohen kushtet për zbatim të plotë të Pakos për rimëkëmbje ekonomike, lut deputetët ta votojnë Projektligjin

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se sot se po krijohen kushtet për zbatim të plotë të Pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa, është miratuar dhe përcjell për seancë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Lexoni të plotë postimin e kryeministrit:


“Sot, në Komisionit për Buxhet dhe Financa, është miratuar dhe përcjell për seancë projektligji për rimëkëmbje ekonomike. I falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit për mbështetje. I lus të gjithë deputetët që të mbështesin këtë projektligj në seancë, në mënyrë që të miratohet para se Kuvendi të shkojë në pushim veror.

Programi për rimëkëmbje ekonomike financohet nga tre burime: (1) mjetet nga buxheti i rregullt, (2) marrëveshjet ndërkombëtare dhe (3) ligji për rimëkëmbje ekonomike. Dy të parat tanimë janë miratuar, për të cilën gjë jam falënderues ndaj të gjithë deputetëve.

Me buxhetin e vitit 2021, do të zhvillohen masa të tjera dhe do të vazhdojnë disa nga masat ekzistuese, si dhe do të identifikohen instrumente financiare shtesë për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike.

Jemi në rrugë të mbarë për të mobilizuar shumën prej 1.2 miliardë euro për rimëkëmbje ekonomike”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Botë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Botë
Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori