LAJMI I FUNDIT:

Hoti pranon telegram urimi nga kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes

Hoti pranon telegram urimi nga kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga kryeministrja e Belgjikës, Sophie Wilmes, për marrjen e detyrës së tij si kryeministër i Kosovës.

Në telegramin e urimit Qeverisë Hoti i urohet sukses në menaxhimin e krizës shëndetësore dhe në dialogun me Serbinë.

“Me rastin e marrjes së detyrës suaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës, kam nderin t’ju drejtoj, në emrin tim dhe atë të Qeverisë belge, urimet e mia të sinqerta, si dhe anëtarëve të Qeverisë suaj. Ju uroj shumë suksese Qeverisë që ju drejtoni, veçanërisht në lidhje me menaxhimin e krizës shëndetësore të lidhur me COVID-19 dhe implikimet e saj sociale dhe ekonomike, forcimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, si dhe dialogun midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës, në të mirë të perspektivës së vendit tuaj për integrime evropiane”, thuhet në telegram.


Më tej, në telegramin e urimit thuhet “Kam kënaqësinë të vërej cilësinë e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që bashkojnë dy vendet tona. Shpresoj që këto lidhje të vazhdojnë të forcohen dhe thellohen”.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori