LAJMI I FUNDIT:

Hoti pranon letër urimi nga kryeministri i Çekisë, Andrej Babis

Hoti pranon letër urimi nga kryeministri i Çekisë, Andrej Babis

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, nga kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babis.

Me këtë rast, kryeministri Babis ka përsëritur mbështetjen e vendit të tij për Republikën e Kosovës.

“Më lejoni t’ju uroj sinqerisht për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. I vlerësoj shumë marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës dhe shpresoj që ato do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të thellohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të mirën e njerëzve të vendeve tona.
Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përsëritur edhe një herë mbështetjen tonë për përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe për të përparuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e kryeministrit Babis drejtuar kryeministrit Hoti.


Më tej,  Babis i ka uruar suksese Hotit në detyrën e re, duke shtuar se mezi pret që të bashkëpunojnë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori